Dua Lipa publikon këngën e re “Dance The Night”

Dua Lipa ka publikuar këngën e saj të re “Dance The Night”, e cila i paraprin filmit të Greta Gerwig, “Barbie”.

Kënga u realizua nga Mark Ronson, Andrew Wyatt si dhe Picard Brothers me një video mjaft të veçantë.

Artistja shqiptare po ashtu është shfaqur si një ‘barbie’ e vërtetë me paraqitje e një vallëzim tejet sensual.

Foto: Screenshot/YouTube

“Barbie” del në kinema të premten, më 21 korrik, dhe kolona zanore del në të njëjtën ditë.

Kontribuues të tjerë në kolonën zanore përfshijnë:Tame Impala, Ice Spice dhe Haim.

“Dance the Night” u shkrua nga Lipa, Wyatt, Caroline Ailin dhe Mark Ronson.

Foto: Screenshot/YouTube

Dua Lipa do të shfaqet në “Barbie”, së bashku me Margot Robbie, Ryan Gosling, Issa Rae, Simu Liu, Michael Cera, Kate McKinnon, John Cena dhe shumë të tjerë.

Reklama

Albumi i dytë në studio i këngëtares, “Future Nostalgia”, u publikua në vitin 2020. Së fundmi ajo ka bashkëpunuar me Calvin Harris dhe Young Thug në “Potion”. /Telegrafi/