Afrona Dika shijon pushimet me partnerin e ri në Turqi

Blogerja e njohur shqiptare, Afrona Dika, mujave të fundit ka qenë krye temë nëpër mediet shqiptare.

Kjo pas lajmeve për ndarjen nga këngëtari Blero, për të cilën ngjarje foli për herë të parë në një intervistë për Prive.

E njëjta më pas zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie në Zvicër dhe se partneri nuk është fytyrë publike.

 

Ajo duket se po shijon pushimet e para me të dashurin dhe si destinacion ka zgjedhur Bodrumin në Turqi.

E njëjta nuk ka ngurruar që me fansat në rrjete sociale të ndajë edhe disa momente të bukura nga ky udhëtim.

 

E një i tillë intim nuk mungoi edhe me të dashurin, të cilët siç shihen po marrin rreze dielli.

Pas intervistës, Blero nga ana tjetër hodhi disa akuza të mëdha për Afronën, duke thënë se ka qëndruar me të vetëm për shkak të parave. /Telegrafi/