Dua Lipa publikon fotografi nga pushimet me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, prej disa muajsh ka nisur një lidhje të re dashurie.

Ajo tani po shijon një romancë me regjisorin francez, Romain Gavras, i cili para disa vitesh ka qenë bashkë me artisten Rita Ora.

Të njëjtit bënë debutimin si çift në tapetin e kuq, në Festivalin e 76-të Vjetor të Filmit në Kanë.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja këtë periudhë janë në pushime së bashku, gjersa krijuesja e hitit “Levitating” nuk ka munguar me disa momente të veçanta në rrjete sociale.

Artistja me prejardhje nga Kosova ka ndarë disa imazhe me të dashurin, e po ashtu edhe disa prapaskena të këtij pushimi luksoz.

Foto: Screenshot/Instagram

Lidhja e re e Duas vjen pas ndarjes nga modeli i famshëm amerikan, Anwar Hadid.

Përpara Anwar, 27-vjeçarja ka qenë për një kohë edhe me kuzhinierin britanik, Isaac Carew. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)