Cardi B mahnit me fustanin shkëlqyes në Javën e Modës në Paris

Cardi B befasoi të ftuarit në një event të Javës së fundit të Modës në Paris, kur u shfaq me një fustan thjesht mahnitës dhe me shkëlqim.

Reperja 30-vjeçare zgjodhi një fustan në ngjyrë ari teksa ishte e pranishme në shfaqjen e modës së lartë të Fendi-t në kryeqytetin francez.

Ajo ndërkohë kishte lënë flokët karamel të drejta dhe zgjodhi një grim me nuanca kafe.

Foto: Shutterstock

Duke hequr dorë nga ansamblet e saj zakonisht skandaloze, ylli bëri paraqitje elegante në rastin e mbushur me yje.

Fustani i saj ishte me mëngë të gjata me qafë të lartë në flori rozë, i cili paraqiste një mbulesë me temina të ndezura gjithandej.

Foto: Shutterstock

Mënyra se si ishte i realizuar ia vinte në pah reperes së “WAP” linjat e bujshme trupore.

Reklama

Autorja e hitit “Be Careful” zakonisht ekzagjeron me veshjet në daljet në publik.

Foto: Shutterstock

Ajo shquhet për ekspozimin e tepërt të linjave, ku edhe shpesh ka zënë ballinat e tabloideve ndërkombëtare. /Telegrafi/