Dua Lipa, këngëtarja kosovare me famë të gjerë ndërkombëtare po korr suksese të njëpasnjëshme, shkruan lajmi.net
Ajo së fundi po viziton Shqipërinë teksa erdhi për të qenë e pranishme dhe për të parë punimet në çerdhen e cila është në ndërtim e sipër në Tiranë, mbështetur nga fondacioni i këngëtares në Kosovë, ‘Sunny Hill Foundation’.
Përkrah punëve bamirëse ajo po shfrytëzon edhe pushimin e saj në Shqipëri për t`u argëtuar me familjarët dhe të dashurin e saj Anwar Hadid i cili është vëllau i dy supermodeleve Gigi Hadid dhe Bella Hadid.
Së fundi Dua ndau një fotografi të ëmbël me të në rrjete sociale teksa shihen tejet të lumtur në prani të njëri tjetrit./Lajmi.net/