Pak ditë pasi doli publikisht në mbështetje të protestuesve në Shqipëri, Dua Lipa ka ndarë një tjetër mesazh me referenca të forta për vendin. Këngëtarja ka publikuar në Instagramin e Service95 Book Club disa fotografi nga periudha e komunizmit në Shqipëri. Postimi vjen në një moment kur artistja ka tërhequr vëmendjen me qëndrimin e saj në mbështetje të protestave kundër projektit në Sazan.
‘Kujtimet e së kaluarës së Shqipërisë i gjen kudo që të hedhësh sytë. Të shpërndarë nëpër qytete, male dhe përgjatë bregdetit ndodhen mijëra bunkerë – struktura prej betoni të ndërtuara gjatë periudhës së regjimit komunist. Dikur simbole të izolimit dhe frikës, shumë prej tyre kanë marrë një jetë të re, duke u shndërruar në kafene, hapësira kulturore, strehëza dhe vende ku mblidhet komuniteti.’ shkruhet në postimin e Service95 Book Club.
Service95 Book Club është klubi i librit i themeluar nga Dua Lipa, ku çdo muaj ajo rekomandon një libër dhe zhvillon intervista e diskutime me autorët për të promovuar leximin dhe letërsinë nga e gjithë bota.










