ShowBiz Dua Lipa përjeton një moment të sikletshëm gjatë performancës, hedh aksidentalisht mikrofonin...

Dua Lipa përjeton një moment të sikletshëm gjatë performancës, hedh aksidentalisht mikrofonin në turmë

Gjatë ndalesës së Dua Lipës në Washington për turneun e saj “Future Nostalgia” të mërkurën mbrëma (2 shkurt), këngëtarja britanike pati një aksident të vogël – që arriti ta kërcente.

Në një video të shpërndarë nga një pjesëmarrëse e koncertit në Twitter, këngëtarja, 26 vjeçe, po këndonte dhe kërcente së bashku me valltarët me këngën e saj “New Rules” përpara se të hidhte mikrofonin dhe ai të binte në turmë.

Këngëtarja “Levitating” më pas iu afrua turmës për ta kërkuar mikrofonin të cilin nuk e gjeti, përpara se të vazhdonte të kërcente me këngën ndërsa turma këndonte tekstin me të.

Foto: Getty

Më në fund, një punëtor i skenës i solli Duas një mikrofon të ri dhe ajo e përfundoi këngën duke thënë: “U emocionova shumë”, shkruan People.

Ylli e nisi turneun e saj, në mbështetje të albumit të saj të vitit 2020 “Future Nostalgia” në shkurt, të cilin e shpalli për herë të parë në shtator dhe që atëherë ka shtuar datat e turneut në Australi, Zelandën e Re dhe Evropë.

Të mërkurën, një grup i zhanrit ‘reggae’ nga Florida i quajtur Artikal Sound System ngriti një padi kundër yllit për shkelje të të drejtave të autorit, duke pretenduar se ajo ka kopjuar këngën e tyre “Live Your Life” në hitin e saj të madh “Levitating”.

Në një ankesë të depozituar në gjykatën federale të Los Angelesit grupi tha se ata kanë performuar dhe kanë mbajtur turne që nga viti 2010 dhe se “Live Your Life” u rendit në vendin e dytë në tabelën ‘reggae’ të Billboard në 2017.

Foto: Getty

Ata pretendojnë se të pandehurit – duke përfshirë Lipa, Warner Records dhe bashkë-kantautorët dhe producentin e saj – “dëgjuan dhe kopjuan” “Live Your Life” para dhe gjatë kohës kur ata shkruanin “Levitating”.

Ndërkohë, gjatë një interviste për revistën WSJ në janar, këngëtarja foli për mënyrën sesi është në gjendje të ruajë privatësinë e saj pavarësisht karrierës së saj të profilit të lartë muzikor.

“Diçka që e kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit e dinë në të vërtetë”, tha Lipa.

“Kam bërë paqe me faktin se njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë, me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura”, kishte deklaruar artistja.