Dua Lipa nis xhirimet e videoklipit të ri

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur xhirimet e videoklipit të saj më të ri.

Në mediat e huaja po qarkullojnë disa fotografi ku artistja shqiptare shihet duke tymosur duhan derisa po pushon nga xhirimet në Nju Jork.

Sa i përket jetës private është raportuar se ajo ishte ndarë nga i dashuri Anwar Hadid vetëm pas dy muaj lidhje, mirëpo tani çifti janë bashkë dhe po kalojnë çaste të këndshme.

“Dua dhe Anwar janë duke e kaluar kohën s’bashku andaj ka kuptim pse ajo po banon me qira në Nju Jork”, ka thënë një burim për The Sun..