Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Ndërsa ishte në promovimin e albumit të saj të ri, Dua Lipa tërhoqi vëmendjen në New York City të mërkurën me një pallto të gjatë lëkure me krahë të mëdhenj në shpatulla.

Këngëtarja 28-vjeçare, e cila është duke promovuar albumin e saj të ri “Radical Optimism”, mbante pallton mbi xhinse dhe i kombinonoi ato me taka.

Flokët e saj të kuqe u mblodhën në një bisht të lëshuar prapa, dhe ajo përdori një paletë të lehtë për makijazhin e saj, shkruan DailyMail.

Dua Lipa tha se zgjodhi titullin e albumit pasi u njoh me konceptin e kësaj fjale nga një mik.

“Më goditi, ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia se mund të përballosh çdo stuhi”, u shpreh ajo në një deklaratë për shtyp për diskun e saj të ardhshëm.

Kënga e parë nga albumi, “Houdini”, u publikua më herët këtë vit. “Training Season” debutoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” në shkurt.

Këngëtarja, e cila u nda nga regjisori francez Romain Gavras, 42 vjeç, në fund të vitit 2023, këndon në hitin ritmik për atë që ajo kërkon tek një partner.

“Fuqia e manifestimit dhe shkrimi i gjërave në ekzistencë me fuqinë e fjalëve. Kur e di vlerën tënde, e di çfarë do dhe çfarë nuk do”, shpjegoi ajo.

“Po flisja për këtë me një nga kërcimtarët e mi sot, sepse ajo po kalonte një ndarje”, zbuloi interpretuesja e hitit “One Kiss”, e cila së fundmi është lidhur me aktorin Callum Turner, 34 vjeç.

“Kur isha beqare, nuk e dëshirova kohën”, tha ajo për zhgënjimin që shoqëron përfundimin e një marrëdhënieje.

“Mëson kaq shumë për veten tënde, e di, nëse shkon në një takim apo kalon atë kohë vetëm. Në heshtje, kupton kush je vërtet. Në planin e gjerë të gjërave, po bëja kërkime”, tha Lipa.

“Radical Optimism” është planifikuar të publikohet më 3 maj.