Dua Lipa me “Don’t Start Now” e para në “Us Pop Radio Chart”

“Don’t Start Now” nga Dua Lipa u publikua në nëntor të vitit të kaluar dhe këngëtarja po vazhdon ta shijoj suksesin e këtij projekti muzikor.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka njoftuar ndjekësit e saj se kjo këngë është renditur e para në “Us Pop Radio Chart”.

“Don’t Start Now e para në Us Pop Radio Chart. Çfarë dite. Gëzuar vikendin të gjithëve. Faleminderit, faleminderit”, ka shkruar krahas postimit të saj Lipa.

Kjo këngë, e cila u lansua më 1 nëntor të vitit 2019, deri më tani ka arritur të mbledh mbi 146 milionë klikime në platformën YouTube.