Dua Lipa mahnit me një fustan të zi dhe të tejdukshme teksa merr pjesë në “Annual Academy Museum Gala”

Dua Lipa mund të jetë një nga yjet më të mëdha të muzikës, por me siguri ajo bëri bujë e4dhe në eventin për të nderuar përpjekjet në ekranin e kinemasë.

Këngëtarja 28-vjeçare britaniko-shqiptare – e cila së fundmi u nda me të dashurin Romain Gavras, 42 vjeç, – u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa veshi një fustan të zi të tejdukshëm në Gala të 3-të vjetore të Muzeut të Akademisë në Los Angeles të dielën (3 dhjetor).

Dua shfaqi figurën e saj mahnitëse në eventin e mbushur me yje teksa kishte veshur një fustan të zi me dantella, i cili ishte mjaft i tejdukshëm për të treguar të brendshmet e saj.

Ajo ka përshtatur dukjen me bizhuteri platini të veshura me diamant, duke përfshirë vathë masivë dhe një qafore.

Flokët e saj të kuqe të errëta u lanë lë lira mbi supe në një model të valëzuar dhe makijazh të theksuar.

Gala e Muzeut të Akademisë mbledh së bashku yjet më të mëdhenj dhe më të ndritur teksa nderojnë katër talente të showbiz-it.

Ky vit pa Meryl Streep, Michael B. Jordan, Oprah ëinfrey dhe Sofia Coppola mes atyre që u nderuan për kontributin.

Streep, 74 vjeçe, mori çmimin “Icon” i cili festoi të gjithë karrierën e saj, e cila përfshin tre çmime “Oscar”.

Ajo që mori çmimin “The Pillar” ishte Oprah, 69 vjeç, e cila u vlerësua në përpjekjet e saj për mbështetjen e Muzeut të Akademisë.

Coppola, 52 vjeç, u nderua për avancimin e artit të kinemasë, ndërsa vajzës së Francis Ford Coppola iu dha çmimi “Visionary”.

Ndërkohë Dua thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj regjisori Romain Gavras pas një romance të stuhishme tetë mujore.

Krijuesi i hitit konfirmoi se ishte në lidhje me Romain, i cili është ish-i i Rita Orës, në mars, kur të dy u fotografuan duke shkuar në shtëpi së bashku nga sfilata e Javës së Modës në Paris në Saint Laurent.

Megjithatë , dyshja tani thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes sipas

Këngëtarja ka vendosur që dëshiron të përqendrohet vetëm në muzikën e saj në momentin përpara publikimit të albumit të saj të tretë.