Dua Lipa lanson edhe klipin e ‘Future Nostalgia’

Dua Lipa pas thuajse një viti pauzë u kthye fuqishëm në skenën muzikore sërish me dy super projekte muzikore, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare pas suksesit që arriti me këngën ‘Don’t start now’, tani erdhi me një tjetër këngë të titulluar ‘Future nostalgia’, të cilës sapo ia ka publikuar edhe video-klipin.

 

Kujtojmë se këngëtarja në fillim të vitit 2020 do të lansoj albumin e saj të ri të cilën e ka titulluar po ashtu ‘Future nostalgia’. /Lajmi.net/