Dua Lipa ka mbajtur një konferencë për media para koncertit të madh në Tiranë për Ditën e Flamurit.
Ajo u përgjigj shumë pyetjeve në gjuhën shqipe me shumë modesti, shkruan lajmi.net.
Para gazetarëve tha se është krenare që tani është pajisur edhe me pasaportë shqiptare.
Ajo u shpreh se atë kosovare nuk e posedon, por vetëm të Shqipërisë dhe Britanisë.
“Veç dy pasosha i kom, atë të Shqipërisë dhe Anglisë”, u shpreh Dua./Lajmi.net/