Dua Lipa e ndez atmosferën në Shqipëri duke vallëzuar me këngë popullore dhe shami e me gotë mbi kokë

Ajo ka vizituar Shqipërinë bashkë me familjen e saj dhe partnerin, Anwar Hadid.

Ndërkohë, krahas postimeve duke shijuar detin dhe plazhet atje, Dua së fundmi ka publikuar një video duke vallëzuar me muzikë shqip vallen tradicionale teksa mban në kokë edhe një gotë.

Nën ritmet e një kënge popullore të kënduar nga Remzie Osmani, Lipa e ndez atmosferën aty.

“Më trego se je shqiptar, pa më treguar se je shqiptar”, ka zgjedhur të shkruajë në mbishkrimin e postimit./Lajmi.net/