Dua Lipa e bën të dashurin edhe frizer

Dua Lipa para disa dite kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve duke u kthyer në një flokëkuqe, e si duket pas këtyre ndryshimeve qëndron i dashuri i saj Anwar Hadid.

Këngëtarja para pak orëve ka ndarë një fotografi në profilin e saj në Instagram ku shfaqet në dhomë bashkë me modelin i cili shihet duke u kujdesur që flokët e shqiptares mos të humbin ngjyrën dhe shkëlqimin.

Dua dhe Anwar janë në lidhje dashurie tash e një vit, dhe deri më tani gjithçka ka shkuar në mënyrë perfektë për dyshen.