Dua Lipa duket tejet joshëse në daljen e saj pa makijazh në Londër

Dua Lipa mori vëmendjen teksa bëri një largim shumë elegant nga “Chiltern Firehouse” në Londër në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Këngëtarja, 26 vjeçe, dukej sensacionale teksa veshi një xhaketë me printime topash futbolli dhe yjesh, shkruan DailyMail.

Ajo e veshi xhaketën ngjyrë kafe dhe të zezë mbi bluzën e saj të bardhë, gjersa në pjesën e poshtme kishte veshur një palë pantallona të zeza.

Duke mos u grimuar për të shfaqur bukurinë e saj natyrore, fituesja e çmimit “Grammy” dukej edhe më tërheqëse një çantë të zezë dhe këpucë elegante.

Dua u nderua nga Këshilli Atlantik të enjten si një nga marrëset e Çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021.

Ylli i popit do të jetë e ftuar për ta tërhequr çmimin në një gala mbrëmje më 10 nëntor në Auditoriumin ‘Andrew W. Mellon’ në Uashington, DC.

Gala mbrëmja do të shërbejë gjithashtu për të festuar 60-vjetorin e Këshillit Atlantik, i cili promovon udhëheqjen konstruktive të Shteteve të Bashkuara së bashku me aleatët globalë.

“Përfituesit e çmimeve të Lidershipit të Dalluar 2021 përfaqësojnë më të mirën e marrëdhënieve transatlantike”, tha Frederick Kempe, president dhe CEO i Këshillit Atlantik, në një deklaratë.

“Në një moment në histori gjatë të cilit sfidat e pashembullta kërkojnë udhëheqës të jashtëzakonshëm, është një privilegj të përshëndes një grup kaq të jashtëzakonshëm të nderuarish,” shtoi ai.

Dua do të nderohet me Çmimin e Lidershipit Artistik të Shquar për karrierën e saj të shkëlqyer muzikore dhe për angazhimin e saj në kauzat filantropike, duke përfshirë fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve dhe muzikantëve ballkanikë.

Interpretuesja e hitit “Love Again” ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës dhe u zhvendos me familjen e saj në vitin 2008 në Prishtinë pasi Kosova shpalli pavarësinë përpara se të kthehej në Londër për të ndjekur karrierën e saj si këngëtare.

Këshilli Atlantik në publikimin e tij citoi punën e Duas me Fondacionin e saj ‘Sunny Hill’ që synon të përmirësojë jetën në Kosovë.

Duas do t’i bashkohet në gala mbrëmje Vjosa Osmani, 39 vjeçe, presidentja e pestë e Republikës së Kosovës, e cila do të mbajë një fjalim të veçantë.