Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner dukeshin shumë të këndshëm, gjatë një shëtitjeje të përditshme në SoHo të New Yorkut të shtunën.

Ikona e popit, 28 vjeçe, dhe aktori britanik, 34 vjeç, dukeshin me humor të mirë teksa ishin gati për një shëtitje me diell në qytet.

Dua veshi një xhaketë mushamaje të zezë dhe xhinse e këpucë po ashtu të zeza.

Superylli shqiptar stiloi flokët e saj në ngjyrë vishnje, duke i kapur gjysmën e flokëve të saj lart.

Callum dukej po aq elegant me një xhaketë lëkure të kuqe vere me xhinse të zeza, ndërsa mbante një çantë të gjelbër.

Dua shfaqi dashurinë e saj për aktorin teksa dukej se kishte një fotografi të ëmbël të tyre së bashku ë ekranin e telefonit të saj. /Telegrafi/