Dua Lipa bëhet me pullë postare në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke qëndruar prej disa ditësh në Kosovë për shkak të festivalit “Sunny Hill”.

Ajo ditën e djeshme (e premte) është nderuar me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

Kurse sot (e shtunë), posta e Kosovës ka lansuar pullën që i dedikohet po ashtu krijueses së hitit “Levitating”.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo është prezantuar nga Fakete Kadiu, ushtruese e detyrës së kryshefes ekzekutive të Postës së Kosovës.

Ajo theksoi se Dua ka arritur të jetë e pëlqyer nga miliona fansa, duke shtuar se kjo ka ndikuar edhe në promovimin vendit.

Lidhur me këtë, 26-vjeçarja është shprehur falënderuese dhe tha se do të vazhdojë të këndojë e ta promovojë Kosovën.

Foto: Screenshot/YouTube

“Faleminderit shumë. Faleminderit shumë. Do të vazhdoj të punoj çfarëdo që mundem që ta ngris Kosovën edhe më lartë”, tha Lipa.

Dua theksojmë që ka performuar në natën e parë të “Sunny Hill Festival” më 4 gusht (e enjte).

Foto: Screenshot/EkonomiaOnline

Ajo ndodhet në Kosovë bashkë me të babanë Dukagjinin, të ëmën Anesën si dhe motrën Rinën e vëllanë, Gjinin.

Foto: Screenshot/EkonomiaOnline