Rajon-Botë Droni ukrainas shkatërron dy anije ruse në Detin e Zi

Droni ukrainas shkatërron dy anije ruse në Detin e Zi

Një dron ukrainas ka shkatërruar dy anije patrullimi ruse në Detin e Zi, tha shefi ushtarak i Ukrainës.

“Dy varka ruse të klasës Raptor u shkatërruan në agimin e sotëm pranë ishullit Zmiinyi (Gjarpri)”, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valeriy Zaluzhniy, transmeton Telegrafi.

Pamjet e paverifikuara të dronit të publikuara nga ushtria ukrainase duket se tregojnë dy anije që janë shënjestruar nga raketat nga ajri derisa po patrullonin në Detin e Zi.

Droni raportohet të ketë qenë Bayraktar.

Moska ende nuk i është përgjigjur këtij lajmi.