Drogë në sirtar të qelisë dhe në një shtëpizë afër Burgut – kapi policia e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka vazhduar me bastisje anti-drogë. Pasi dje njoftoi arrestimin e 10 personave, sot ka njoftuar se është arrestuar vetëm një, pasi personi i dytë tashmë vuan dënim në Burgun e Prilepit, transmeton TV21.

Njëra bastisje është realizuar në Burgun e Prilepit, tjetra në një shtëpizë vikendi në afërsi të po të njëjtit burg.

Gjatë bastisjes në hapësirat e burgut, ku burgun e vuan D.D.(41) nga fshati Livadhi e Strugës dhe N.N.(34) nga Prilepi, në sirtarin e N.N. është gjetur një qese dhe më shumë paketime të vogla me marihuanë, dy peshore digjitale, para dhe mjete të tjera për të cilat ekziston dyshimi se burojnë nga vepra penale.

Ndërkaq në bastisjen në shtëpizën e vikendit, në pronësi të B.K.(77) nga Prilepi, e cila është shfrytëzuar nga I.K.(47) nga Prilepi, kurse po i njëjti ka mbajtur edhe dënim me Burgun e Prilepit, janë gjetur dhe marrë dy qese me marihuanë dhe peshore digjitale.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se për rastet tashmë kanë njoftuar edhe prokurorin publik.