Driton Sulejmani: VATRA do të parandalojë migrimin – zhvillimi ekonomik primar për Alternativën

Ditë më parë në emisionin “UtrinskiBrifing” në “Slobodna TV” ka qenë i ftuar drejtori i Muzeut të Shkencave të Natyrës dhe njëherazi anëtar i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s, Driton Sulejmani. Me këtë rast ai deklaroi: “Gjatë veprimit tonë politik kemi vërejtur se njëra ndër problemet më të mëdha që po ballafaqohemi sot është ikja masive e të rinjve nga vendi. Për këtë arsye ne e kemi hartuar platformën “VATRA”, e cila që mundohet ta zbusë ikjen masive të të rinjve nga vendi”, tha Sulejmani. Ai më tej shtoi se: “Programi politik që ne jemi duke e hartuar është platforma e cila do të ketë primare zhvillimin ekonomik në vend, rritjen e rrogave, për kualiteti dhe standardin e jetës, si dhe ndalimin e shpërnguljes masive nga vendi”, shtoi Sulejmani.