Drita synon të thyej një rekord

Atletje e njohur nga Shkupi, Drita Islami, e ka nisur shkëlqyeshëm vitin  2020. Në kampionatin e Bullgarisë, në salla të mbyllyra, kampionia shqiptare po merr pjesë jashtë konkurrencës, dhe në disiplinën 400 metra ajo arriti kohë prej 56.74.

“Kam ardhur këtu në Sofje të bëj gara. Mora pjesë në kampionatin e Bullgarisë, në salla të mbyllura, ku kam garuar jashtë konkurrencës. Vrapova tepër mirë si për garën e parë, 25 të qindtat afër rekordit shtetëror, është 40 vjet i vjetër”, deklaroin Islami.

 

Në Sofje, ajo po përgatitet për kampionatin ballkanik, i cili me 15 shkurt do të mbahet në Stamboll të Tuqisë. Atje, Drita shkon për një qëllim.

“Në Stamboll synoj të thyer rekordin shtetëror që daton nga viti 1980 e që është 56.49 sekonda”, thotë Islami. /Gazeta Lajm/