Drislla, Hungaria tërheq konzulin nga Manastiri

Hungaria e shkarkoi konsullin e saj të nderit në Manastir, Sasho Janakieski, i cili është një nga pronarët e kompanisë “Eco Club”. Këtë kompani kreu i Qytetit të Shkupit Shilegov e akuzoi se nuk i trajton në mënyrë të duhur mbeturinat mjekësore para deponimit të tyre në Drislla. Shkrimin e Janakieskit nga Ministria e Jashtme Hungareze e konfirmoi Ministria jonë e Punëve të Jashtme ku theksoi se ka qenë e shkurtër dhe pa sqarime.

Ndërkaq inspektorati Shtetëror i Mjedisit nuk gjeti asgjë të diskutueshme në lidhje me funksionimin e kopanisë “Eco Club”. Gjatë inspektimit të fundit të bërë para tre ditëve kanë konstatuar se njëra pajisje për dezinfektimin e mbeturinave mjekësore ishte prishur, por në funksion ka qenë pajisja e dytë. Kompania kishte importuar edhe dy sterilizues të tjerë – njërin për pjesë rezervë dhe tjetri ka qenë i ri dhe akoma i paketuar.

Në kohën e mbikëqyrjes u gjet një kontejner me mbeturina mjekësore të patrajtuara i gatshëm për t’u dorëzuar në Drislla për djegie. Në mëngjes ishin dorëzuar dy dërgesa të mbetjeve mjekësore për djegie me sasi prej 980 kg dhe 520 kg, të cilëve u janë bashkëngjitur formularë të duhur për transport dhe identifikim”-thonë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor.

Ndryshe nga kjo deklaratë, Janakievski për portalin SDK.MK tha se ndërmarrja e tij në Drislla asnjëherë nuk ka transportuar mbeturina mjekësore të pasterilizuara. Pamjet e publikuara nga kryetari i Shkupit Petre Shilegov thotë se nuk janë të besueshme.

Ka institucione që do të vendosin për besueshmërinë e videos në procedurat e mëtejshme. Nga kompania jonë asnjëherë nuk janë dërguar në Drislla mbeturina të patrajtuara”-pohoi Sasho Janakievski, Pronar i “Eco Club”.

Pasi Prokuroria Publike hapi procedurë parahetimore, Kryeministri Oliver Spasovski sot bëri thirrje që çështja e mbeturinave mjekësore të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Të gjitha institucionet e sistemit duhet të jenë në mbështetje të Prokurorisë Publike, t’i vërtetojnë të gjitha faktet dhe të gjitha provat dhe në fund të dalin para publikut për të treguar se çfarë është ajo që është bërë në të kaluarën, kush është më përgjegjës dhe si do ta paguajë atë që ka punuar në mënyrë të paligjshme”-tha Oliver Spasovski, kryeministër

Ng LSDM-ja në pushtet, akuzuan se VMRO-DPMNE-ja opozitare përmes njerëzve të sajë në prokurori e pengon hetimin për këtë rast.

Prokurorja e lëndës e cila dy muaj nuk ishte prononcuar për procedurën hetimore është kuadër e VMRO-DPMNE-së. Këtë e konfirmojnë Sasho Mijalkovi dhe Gordana Jankulovska në bombat e publikuara”-pohoi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Pasi nga Prokuroria dje deklaruan se gjatë denoncimit të rastit në dhjetor të vitit të kaluar nuk u është dorëzuar edhe video-materiali, Kryeinspektori i qytetit, Miroslav Bogdanovski, thotë se incizimet i ka dorëzuar, por para dhjetë ditëve.

Kur u denoncua rasti ato materiale u treguan se ishin në telefon, por askush nuk kërkoi që ato të dorëzohen. Prandaj para dhjetë ditëve me shkresë janë incizuar në CD dhe i janë dorëzuar prokurores, kështu që gjithçka që kemi pasur ia kemi dorëzuar Prokurorisë”-tha Mirosllav Bogdanovski, kryeinspektori i Qytetit të Shkupit.

Rastin e kompanisë “Eco Club” e cila transporton mbeturina mjekësore në Drislla e zbuloi kryetari Shilegov duke publikuar këto video materiale të incizuara nga inspektori Bogdanovski i cili pohon se mbeturinat ishin trajtuar në mënyrë jo të duhur.

ALSAT