Drejtuesit e Barcelonës ndryshojnë mendje për të ardhmen e Depayt

Barcelona dhe Memphis Depay mund të vazhdojnë bashkëpunimin.

Pavarësisht se lojtari ishte afër largimit gjatë afatit kalimtar të verës, tani ai mund të mbetet edhe për më gjatë në “Camp Nou”.

“SPORT” ka raportuar se te Barcelona janë të gatshëm për t’ia ofruar Depayt një kontratë 1-vjeçare, nëse sulmuesi do të shprehej i kënaqur me kushtet.

Trajneri Xavi, si dhe drejtuesit e klubit katalunas, thuhet se janë të kënaqur me profesionalizmin që po tregon sulmuesi holandez.

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit me Barcelonën skadon më 30 qershor 2023.