Drejtori i PSG-së konfirmon se janë në bisedime me Messin për marrëveshje të re

Paris Saint Germain kërkojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me Leo Messin
Messi ka kontratë me kampionin francez deri në verë, por duket se do vazhdojë edhe më gjatë në ‘Parc des Princes’.

Klubi e duan edhe përtej verës dhe janë duke zhvilluar bisedime me lojtarin që të arrijnë marrëveshje.

Se janë duke biseduar me Messin për të vazhduar bashkëpunimin ka konfirmuar edhe drejtori i PSG-së, Luis Campos.

“Jemi në bisedime me Leo Messin pasi duam t’ia zgjasim kontratën.

Do të doja ta mbaja në këtë projekt. Ne po flasim tani që ta arrijmë këtë qëllim dhe të vazhdojmë ta kemi Messin me vete”, tha ai për ‘Telefoot’.

Kujtojmë që interesim për Messin kanë shfaqur edhe nga liga amerikane MLS.