Drejtori i OBSH-së: Kjo është pandemia e fundit

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus sot ka paralajmëruar se pandemia me KOVID-19 nuk është e fundit dhe se shtetet do të duhet të investojnë në shëndetësi në mënyrë që të jenë të përgatitur për krizat e ardhshme shëndetësore.
“Historia na mëson se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit, ndërsa pandemitë janë fakt”, tha Ghebreyesus në video mesazhin me rastin e Ditës Ndërkombëtare për përgatitje për pandemi.
Ai tha se me investimet më të mëdha në shëndetin publik mund të sigurohet e ardhme më e mirë për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre të trashëgojnë një botë më të sigurt. /SHENJA/