Protesta në Kumanovë (Foto)

Banorët e Lagjes Bedinjë të Kumanovës kanë protestuar sot duke bllokuar përkohësisht rrugën 11 Tetori. Revolta e tyre, siç janë shprehur, është për shkak të vozitjes së shpejtë në këtë rrugë që lidhë Kumanovën me fshatrat e Likovës, por edhe për shkak të mungesës së trotuareve për lëvizje të këmbësorëve, transmeton gazeta Lajm. “Çdo javë këtu ndodh nga një aksident trafiku. Komuna duhet të ndërmarrë diçka. Të ndërtohen trotoare dhe të vendosen pengesa për të penguar vozitjen e shpejtë”, deklaroi njëri nga protestuesit. Kryetari i Kumanovës ka thënë se është i njoftuar me këtë problem dhe se do të kërkojë zgjidhje adekuate.