Drejtori i ITSHKSH-së Skender Asani, takoi ambasadorin izraelit në Shqipëri

Në vazhdën e kontakteve dhe komunikimeve me diplomatë të huaj, sot në Tiranë është zhvilluar një takim i drejtorit të ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asanit me ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij, z.Noah Gal Gendler, me kërkesën e këtij të fundit. Në këtë takim drejtori Asani e ka njoftuar diplomatin izraelit me dinamikën e veprimtarisë shkencore-hulutmuese të ITSHKSH, duke e vënë theksin në fushëveprimin e Departamentit për hulumtimin dhe edukimin e Holokasitit dhe posaçërisht në disa projekte e aktivitete që janë zhvilluar përmes këtij Departamenti. Të gjitha këto, tha ai, kanë qenë pjesë e raporteve të State Departamentit Amerikan mbi liritë fetare, ku ITSHKSH është veçuar si një nga inkurajuesit më të guxismshëm të tolerancës në mes të religjioneve dhe kulturave të ndryshme në Maqedoninë eVeriut.

Botimet e veçanta, përfshi publikmim i memoareve të familjeve të mbijetuara nga Holokausti, konferencat shkencore, vizitat studimore në Izraeli dhe bashkëpunimi me Jadvashemin, ishin disa nga problematikat që ishin në fokusin e interesimit të këtij takimi, me ç’rast ambasadori izraelit, z. Gendler, inkurajoi drejtorin Asani për punën e bërë dhe premtoi që në të ardhmen rrugët e bashkëpunimit me institucionet e specializuara izraelite në fushën e hulumtimeve e kërkimeve shkencore, do të jenë edhe më të hapura.

Prof. dr. Skender Asani falenderoi ambsadorin izralit, z.Noah Gal Gendler, për mbështetjen edhënë dhe premtoi se ITSHKSH do të vazhdojë edhe në të ardhmen zgjerimin dhe thellimin e intreresimit shkencor mbi çështjen e hulumtumit dhe edukimit të Holokaustit, duke e trajtuar atë si pjesë të një strategjie afagjate.