Drejtësia me dy standarde në ‘drzhavën Severna’!

Siç bën të ditur Alsat.mk këto ditë ‘se përmes avokatit mbrojtës i të dënuarve në rastin Monstra, ku paralajmëron se vendimi i Gjykatës Supreme do të dërgohet në gjykatën e Strasburgut.

Naser Raufi thotë se vendimi i Supremes për të hedhur poshtë ankesat e dënuarve është i padrejtë, madje ai shprehet i bindur se zvarritja e procesit gjyqësor dëshmon se “Monstra” është rast i montuar’.

Ja pra kjo është drejtësia e ‘drzhavës Severna’ me dy standarde, që për shqiptarët prej shtatë dekadash vetëm drejtësi nuk ndanë por, ndëshkon cilindo shqiptar që e kap ‘defteri i tyre’ me ndëshkimin maksimal.

Kjo nuk është drejtësi, por një formë e zbutur e inkuizicionit si instrument dhe mekanizëm i pushtetit për t’i frikësuar shqiptarët derisa ata të bëhen lojal këtij pushteti dhe kësaj drejtësie, ku për njërin tregohet mëmë dhe për tjetrin njerkë!

Kjo është drejtësia e ‘drzhavës’ që kërkon të hyjë në Europë me dy standarde, një për sllavët dhe një për shqiptarët dhe të tjerët!

Ky është ‘shteti i së drejtës’ që miraton zbutje ligjesh për funksionarët e pushtetit si dhe të opozitës, por nga ana tjetër ndëshkon ‘papardon’ qytetarët e thjeshtë për vepra penale dhe vepra të tjera të kundravajtjes me dënimin maksimal!

Kjo është dejtësia e përgjakur e xhelatëve të togave të zeza të Gjykatës Supreme që për shqiptarët dhe të tjerët veç sllavo-maqedonasve vetëm drejtësi nuk ndan.

Prandaj, vallë do vazhdojnë shqiptarët të sillen si lojalë të paparë ndaj ‘drzhavës’ që i persekuton shqiptarët si robër lufte apo do të zgjohen një ditë dhe do të zgjedhin përfaqësues të tjerë të popullit si të denjë dhe të duhur për popullin, mbetet për t’u parë?