Drake përmend Prishtinën në këngën e tij të re “Polar Opposites”

Reperi me famë botërore, Drake, ka publikuar së fundmi albumin e tij më të ri me titull “For All The Dogs”.

Albumi në fjalë përmban 23 këngë të reja dhe kënga e tij e fundit titullohet “Polar Opposites”.

E veçanta e kësaj kënge është se në vargjet e saj ai ka përmendur kryeqytetin shqiptar, Prishtinën.

“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim; Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese; Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë; E di që tensioni po rritet; Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë”, thotë mes të tjerash në vargjet e këngës reperi kanadez.

Drake përmend Prishtinën në vargjet e këngës “Polar Opposites” (Foto: Genious Lyrics)

Nuk dihet se prej nga ka ardhur frymëzimi i reperit për të përmendur kryeqytetin e Kosovës në këngën e tij, megjithatë duket qartë se vargjet i dedikohen një personi.

Ndër rastet kur ai mund të ketë dëgjuar për Kosovën mund të jetë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Drake dhe Rita Ora (Foto: Arkiv)

Kjo pasi në vitin 2012, Drake kompozoi për të këngën e famshme “R.I.P.”, i cili njëherësh hiti i parë solo në karrierën e këngëtares shqiptare.