Dr.Ridvan Halili, dentistit i specializuar që shëron dhe dhuron buzëqeshje me stil

Ridvan Alili nga Kumanova është dentist i specializuar në lëminë e Ortodoncisë (drejtimi i dhëmbëve). Njikohësisht ai është edhe nënkryetar i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare “Apolonia”.

 

Ai rrjedh nga një familje denistësh, pasi që babai i tij, Xhemaili është njëri nga dentistët e parë shqiptarë në rajonin e Kumanovës, njofton agjencia e lajmeve INA.

Dr. Ridvani njihen për humanizmin e tij dhe trajtimin e shkëlqyeshëm dhe professional të pacientëve. Për vite me radhë ai ka ndalur dhimbjet dhe ka dhuruar qindra e mijëra buzëqeshje, duke u kujdesur për shëndetin dentarë të kumanovarëve dhe qytetarëve tjerë që vijnë nga Presheva e Bujanoci.

Ordinanca “Dr. Xhema” me stafin e saj ka vite që punon dhe që ndjek trendet e cilësisë duke aplikuar metoda profesionale për trajtimin e dhëmbëve.
Dorktor Ridvani përskaj punës së lodhshme, gjen kohën për të qenë i i pranishëm në simpoziume dhe seminare vendore e ndërkombëtare, ku certifikohet dhe i merr teknikat më të reja për të ofruar shërbime sa më inovative për trajtimin e dhëbëve.

Pas një pune shumëvjecare Dr. Ridvan Alili sot realizon implante dentare me metodat më reja dhe më cilësore. Ai jep edhe të gjitha shërbime profesionale dhe me standarde më të larta për trajtimin e dhëmbëve.