Donnarumma sulmohet dhe grabitet në shtëpinë e tij, ishte me gruan

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma dhe gruaja e tij ishin viktima të një vjedhjeje të dhunshme, gjatë së cilës të dy u lidhën dhe u zhveshën!

Dëmi financiar vlerësohet të jetë mbi 500 mijë euro, shkruan Lajmi.net

“Viktimat, të cilët ishin të lidhur, arritën të strehoheshin në një hotel që ndodhet jo larg shtëpisë së tyre rreth orës 03:20 të mëngjesit.

Stafi i lokalit më pas ka lajmëruar policinë dhe është kujdesur për çiftin e tronditur. Portieri italian 24-vjeçar dhe partnerja e tij u dërguan në spital për trajtim”.

Autorët e këtij krimi janë ende në arrati./Lajmi.net/