Donald Trump lirohet nga akuzat se po abuzonte pushtetin

Ky vendim vjen pas katër muajsh telashesh historike, i cili do ia mundësojë të ri-kandidojë si president në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, sipas The Telegraph.

Senatorët republikan kryesisht u radhitën karshi të parit të Amerikës, me disa duke thënë se edhe nëse sjellja e tij në skandalin e Ukrainës ishte e papranueshme, ajo nuk do garantonte largim nga detyra.

Përkundër kësaj, Mitt Romney, republikani që kandidoi për president në zgjedhjet presidencial të 2016-ës dhe njëherësh senator i Utah, ndau mendim ndryshe nga kolegët e tij. Ai tha se meqë veprimet e presidentit Trump i konsideronte “tmerruese” dhe “gabime të rënda”, nuk kishte rrugë tjetër përveç se ta shpallte fajtor.

Largimi nga akuzat dukej i pamundur, meqë dy të tretat e 100 senatorëve ishin të nevojshme për të votuar secilin artikull që Trump të hiqej nga detyra. Në senat janë gjithsej 47 demokratë dhe senatorë të pavarur.