Donacion nga BE-ja, e ofruar nga Sllovakia për ballafaqim me Kovid-19

Bashkimi Evropian dorëzoi edhe një dërgesë tjetër të furnizimeve në Maqedoninë e Veriut këtë javë, në përpjekje për të ndihmuar vendin në ballafaqimin me krizën e koronavirusit. Kjo ndihmë ofrohet nga Republika e Sllovakisë, përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së, dhe dorëzimi i donacionit do të bëhet sot në kazermën “Goce Dellçev”.

Ndihma përbëhet nga 10,000 maska ​​FFP3, 6,000 maska ​​FFP2, 20,000 maska ​​kirurgjikale dhe sende të tjera të tilla si pajisje higjenike dhe gjeneratorë. Maska shtesë ,75,000 maska ​​FFP2 dhe 35,000 mbulesa u dhuruan nga RescEU rezerva mjekësore në Gjermani.