Inicohet hetim për tregti të palejuar me marihuanë

Prokuroria Themelore Publike Shkup lëshoi urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale “Prodhim dhe lëshim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Siç bëri të ditur sot Prokuroria Publike, më 14 tetor, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në Draçevë, policia ka gjetur drogë narkotikë – marihuanë me masë të përgjithshme neto prej 51,61 gramë, të paketuar në 10 qese najloni.

Prokurori publik kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore penale Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim të personit të dyshuar për shkak të rrezikut nga arratia dhe mundësi që ta përsërisë veprën.