Barca ia ‘vjedhë’ Mbappen Real Madridit?

Edhe gjitha kjo mund të ndodh nëse Victor Font zgjidhet president i Barcelonës.

Sipas raportimeve të medieve në Spanjë, nëse Font arrin të zgjidhjet president i Barcelonës, ai do të synojë nënshkrimin me Kylian Mbappen e PSG-së, përcjell lajmi.net.

Real Madrid mbetet favorit për transferimin e fituesit të Kupës së Botës me Francën, por Barca mendon se ka mundësi t’u prish planet rivalëve nga La Liga.

Manchester City gjithashtu janë të interesuar për Mbappen, ndërsa PSG vazhdon të punojë për nënshkrimin e kontratës së re.

Mbappe te PSG është transferuar në vitin 2017 nga Monaco.