Don Xhoni vizitohet nga Sami Lushtaku: Më përgëzoi për të arriturat e mia

Reperi i njohur kosovar Doni Xhoni sot është takuar me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi, përmes një postimi në Instagramin e tij.

Ai u shpreh se Lushtaku e përgëzoi për sukseset dhe të arriturat e tij.

“Sot për vizitë e patëm gjeneralin Sami Lushtaku, ku më përgëzoi për suksesin e krejt të arriturat e mia. Faleminderit kryetar, qofsh i respektuar. Drenicë me vulë t’kuqe, deri n’frymën e fundit”, ka shkruar Don Xhoni në postimin e tij.