Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni, u ndalua së fundmi nga forcat e rendit me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan.

Kështu së paku pretendoi vetë reperi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ai publikoi një fotografi në ‘InstaStory’ përmes së cilës tregonte policët të cilët ishin përreth veturës së tij.

Foto: Don Xhoni / Instagram

“Respekt për policinë tonë. Ma të mirët në rajon”, shkroi Don Xhoni në postimin e tij drejtuar forcave të rendit të Republikës së Kosovës.

Ky postim nga vetë reperi indikonte që ishte ndaluar ditën e djeshme nga policia.

Foto: Don Xhoni / Instagram

Ai vetëm një muaj më parë bëri të ditur se kishte blerë veturën nga brendi luksoz, Lamborghini.

Foto: Don Xhoni / Instagram