Don Xhoni gati për verë, sjell një pjesë të këngës së re

Reperi Don Xhoni është goxha aktiv me projekte muzikore, të cilat mirëpriten nga publiku, shkruan lajmi.net.

Artisti tashmë është drejt finalizimit të një kënge të re, e cila pritet që shumë shpejt të dalë në treg dhe ka premisat e hitit.

Kështu ka bërë të ditur vet Don Xhoni me anë të postimit të fundit, me të cilin zbuloi një pjesë të këtij projekti.

“Deri kur?”, mban titullin kënga e re e reperit, e cila është punuar nga producenti Çelik Lipa.

Ndryshe, Don Xhoni aktualisht po e shijon suksesin e këngës “Unë foli i fundit”, e cila u publikua gjatë muajit maj.

Projekti “Unë foli i fundit” deri tani numëron mbi 5 milionë shikime në YouTube.