Don Xhoni dhe Era Istrefi përqafohen në koncert, modelja ruse ka disa fjalë

Don Xhoni dhe Era Istrefi, tri javë më parë, kanë publikuar projektin e tyre “Hala”.

E pas këtij projekti, dyshja po mbajnë edhe koncerte të përbashkëta, shkruan lajmi.net.

Ata u shfaqën tejet të afërt.

Videoja teksa Don Xhoni, shfaqet duke e përqafuar Erën, është bërë virale.

Lidhur me këtë është pyetur edhe ish e dashura e reperit, modelja ruse, Ariana Lirey.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit ajo është pyetur për mendimin e saj lidhur me video-n e tij të bujshme Era Istrefin dhe përgjigja e saj na tregoi se nuk i intereson më historia e shkuar.

“Është ishi im, mund të bëjë çfarë të dojë”, ka shkruar ajo në anglisht./Lajmi.net/