Dominim absolut i San Antonio-s në shtëpinë e Memphis-it

Një mbrëmje e pasur me ndeshje në NBA, ku spektakli si gjithmonë ishte i garantuar. Rivalitet i madh në përballjen mes Indiana Pacers dhe Toronto Raptors në “Bankers Life Fieldhouse” të Indianapolisit, ku kampionët në fuqi të NBA u dorëzuan vetëm pas kohës shtesë me rezultatin 120-115. Vendimtar trepikëshi i realizuar nga Aaron Holiday 50 sekonda para fundit të shtesës, pasi i dha epërsinë prej katër pikësh skuadrës vendëse. Më të mirët për Pacers rezultuan Myles Turner e T.J. Warren me nga 24 pikë secili, ndërsa për skuadrën kanadeze spikati i zakonshmi Kyle Lowry, që e mbylli Takimin me 30 pikë e 9 asiste.

Dominim absolut i San Antonio Spurs në shtëpinë e Memphis Grizzlies, me skuadrën teksane që fitoi me 30 pikë diferencën, 145-115. Një ndeshje e mbyllur praktikisht që në periodën e parë, në fund të së cilës skuadra e Popovich kishte shënuar plot 46 pikë. I papërballueshëm LaMarcus Aldridge, i cili realizoi 40 pikë, pa lënë mënjanë “double double” e DeMar DeRozan (26 pikë dhe 10 asiste).

Një gjuajtje e saktë e Jamal Murray për tri pikë në sekondat e fundit të takimit i dha fitoren e shtatë radhazi Denverit si dhe vendin e dytë në Konferencën e Perëndimin. Nuggets iu imponuan 113-111 Phoenix Suns, pikërisht falë Murray-t, autor i 26 pikëve dhe “triple double” të 34-t në karrierë të Nikola Jokic, që shënoi 22 pikëm, dha 10 asiste dhe kontrolloi 12 topa.

Duke qëndruar në Perëndim, shënuan sukses edhe Houston Rockets, që kaluan 113-104 Sacramento Kings me 34 pikë të James Harden dhe 28 të Russell Westbrook, në një takim që, praktikisht, ishte mbyllur që në periodën e parë, me skuadrën e Mike D’Antoni që shënoi një rezultat të pjesshëm 37-21.

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Atlanta Hawks 121-118

Detroit Pistons – Philadelphia 76ers 109-125

Indiana Pacers – Toronto Raptors 120-115 d.t.s

New York Knicks – Washington Wizards 115-121

Orlando Magic – Chicago Bulls 103-95

Miami Heat – Utah Jazz 107-104

Memphis Grizzlies – San Antonio Spurs 115-145

Phoenix Suns – Denver Nuggets 111-113

Portland Trail Blazers – New Orleans Pelicans 94-102

Sacramento Kings – Houston Rockets 104-113

Golden State Warriors – Minnesota Timberwolves 113-104