Doktor Muamet Memeti mbajti ligjëratë për rrezikun nga mjetet shpërthyese

Në Journal Club në Uni Clinic for Plastic and Reconstructive surgery në Shkup një prezantim ka bë Dr. Muamet Memeti. Në fokus të fushatës së këtij viti janë rreziqet e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festave të Vitit të Ri, transmeton portali Lideri.mk.

Në prezantimin e tij, Dr. Memeti tregoi rrugën nga ideja në hartimin dhe zbatimin e fushatës sonë sensibilizuese “Fishekzjarret prishin pushimet”. Ai ndau njohuri të rëndësishme të fituara nga përvojat e fushatës së vitit të kaluar, duke theksuar rezultatet e shkëlqyera, pra numri i lëndimeve nga mjete shpërthyese vitin e kaluar ishte zero.
Një nga pikat kyçe në prezantimin e Dr. Memetit ishte rëndësia e ndërveprimit të drejtpërdrejtë me studentët, transmeton Lideri.mk. Pjesëmarrja e mendjeve të reja në një fushatë të tillë mund të luajë një rol kyç në rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e aksidenteve të shkaktuara nga përdorimi i fishekzjarreve.

“Ekipi ynë aktualisht po përgatit në mënyrë aktive fushatën e këtij viti, duke u mbështetur në suksesin e vitit të kaluar dhe duke synuar të parandalojë të gjitha dëmtimet e padëshiruara të shkaktuara nga fishekzjarrët gjatë festave të Vitit të Ri”, njoftuan nga Uni Clinic for Plastic and Reconstructive surgery në Shkup./Lideri

https://www.facebook.com/share/p/c8PhwLagofLhpNvv/?mibextid=I6gGtw