Dodik: Më vjen mirë që Blinkeni ka dëgjuar për mua

Kryetari i Republika Sërpska, Milorad Dodik, tha se është i kënaqur për fjalët që i ka dëgjuar nga Sektretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, rreth tij.

Ai u shpreh se thelbi qëndron në siç tha ai informacionin e rremë të ambasadorit amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe prona e Sërpskas nuk do të dorëzohet kurrë.

“Më vjen mirë që Blinken dëgjoi për mua, kështu që ai po komenton për mua. Më vjen mirë që jam në agjendën e tij dhe jam veçanërisht i lumtur që ai mendon se jam aq i shkëlqyer sa mund të më krahasojnë me ( Presidentin rus Vladimir) Putin, i cili është padyshim lideri i një prej vendeve më të mëdha në botë”, tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv

“Çfarëdo që Blinken mendon për Putinin”, tha Dodik, Putini është presidenti legjitim i Rusisë, ashtu si Blinkeni është sekretari legjitim i shtetit, gjë që duhet njohur si fakt.