Do vriste pronarin e një hoteli në Tiranë, arrestohet reperi shqiptar

Një konflikt që mund të përfundonte në tragjedi është parandaluar nga forcat e Komisariatit Nr.1 të Policisë Tiranë.

Një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë pronarin e një hoteli në kryeqytet është vënë në pranga. Ai është reperi Ervin Selita, i cili njihet me emrin e artit “Vinz”. Ai kishte shkuar me një 30-vjeçare me iniciale E.D në një hotel në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”.

Konflikti nisi fillimisht pasi recepsionisti nuk e la 30-vjeçarin të hynte në hotel pa i dhënë kartën e identitetit për t’u regjistruar.

Më pas në konflikt u përfshi një nga pronarët e hotelit me të cilin vijoi sherri. 30-vjeçari Ervin Selita qëlloi me armë për të vrarë pronarin e hotelit Z.Xhindi, por për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar.

Në ndihmë të reperit 30-vjeçarit shkuan edhe shokët e tij pasi u njoftuan se çfarë kishte ndodhur. Xhuliano Selita 23 vjeç dhe Erjon Mici 26 vjeç fshehën armën e 30-vjeçarit me të cilën qëlloi për të vrarë pronarin e hotelit.

Ervin Selita u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për vrasja me dashje mbetur në tentativë, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, shkatërrimi i pronës dhe prishja e qetësisë publike.

Edhe 30-vjeçarja që e shoqëronte atë u arrestua nën akuzën për moskallëzim krimi.

Ndërkohë që shokët e Selitës u shpallën në kërkim për veprat penale përkrahja e autorit të krimit, armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi./tvklan