“Do t’i nënshtrohem operacionit”, prej 10 ditësh Bebe Rexha e sëmurë rëndë

Bebe Rexha edhe njëherë është treguar e hapur me ndjekësit e saj. Gjatë periudhës prej 10 ditësh e sëmurë prej infeksionit të sinuseve, këngëtarja shpesh ka publikuar imazhe ku e ka treguar gjendjen e saj.

Ndër të tjera thoshte se nuk po mundet të marrë lirshëm frymë. E tani duket se zgjidhja e vetme është operacioni.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, ka dhënë një lajm të trishtë për ndjekësit, ku bën me dije se do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi ka qëndruar rreth 10 ditë e sëmurë në shtëpi për shkak të infeksionit të sinuseve.

Bebe ka lajmëruar dje se për shkak se infeksioni nuk ka kaluar pas kaq ditësh në gjendje shtrati në shtëpi, do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

“Shkova tek doktori për infeksionin e sinusit që nuk po largohet dhe më tha që më duhet t’i nënshtrohem një operacioni”, thotë Bebe.