Do të marrin nga 2000 euro në muaj, gjithsej 36 ish-deputetë kanë kërkuar dhe kanë marrë apanazh

Gjithsej 36 deputetë nga përbërja e mëparshme parlamentare kërkuan dhe morën apanazh pasi sot Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me një votë kundër miratoi vendim për marrjen e apanazhit edhe për shtatë deputetë të tjerë. Disa nga deputetët janë nga pushteti, disa nga opozita. Të gjithë këta, në gjashtë muajt e ardhshëm ose në periudhë nga një vit, do të marrin rreth dy mijë euro në muaj, sa është paga e një deputeti. Të gjithë funksionarët qeveritarë që nuk u bënë deputetë kërkuan dhe morën apanazh. Para nga buxheti i shtetit kërkuan edhe tre punonjës në zyrën e ish-presidentit Stevo Pendarovski, por Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime i refuzoi kërkesat e tyre me arsyetimin se janë zyrtarë që nuk janë zgjedhur nga Kuvendi./TV21/