“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Bayern Munich po bëhet gati për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Real Madridin dhe lajmet nga infermieria janë tashmë pozitive.

Trajneri i bavarezëve, Thomas Thucel, në konferencë për media ka zbuluar se Serge Gnabry është kthyer nga dëmtimi.

“Serge Gnabry është sërish në formë. Nuk jam i sigurt nëse ai do të fillojë apo do të përfundojë takimin, por ai do të luajë të martën dhe do të shënojë një gol [kundër Real Madridit ]”, ka thënë Tuchel.

 

Një deklaratë mjaft e guximshme, veçanërisht duke pasur parasysh lëndimet e shumta që kishte Gnabry këtë sezon.

28-vjeçari ka bërë vetëm 17 paraqitje për Bayern Munich këtë sezon, duke shënuar 5 gola.

Dy nga golat e tij, megjithatë, erdhën në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë një kundër Arsenalit në çerekfinale.

Kingsley Coman dhe Leroy Sane janë të vetmit lojtarë kyç të Bayern Munich që mund të humbasin përballjen e së martës në shtëpi kundër Real Madridit.