Dje janë vaksinuar 13.628 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 529.445 doza të vaksinave, ndërsa 219.061 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 13.628 qytetarë.
Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 10.940 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 466.451 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Sipas të dhënave të fundit, 49% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Sipas të dhënave të fundit, 42% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.