Dje iu dha lamtumira e fundit nipit të Mulla Hajdarit

Hoxha Rexhail Aziri

Dje iu dha lamtumira e fundit në këtë jetë imamit të fshatit Orizare mulla Mahirit, nipit të mulla Hajdarit. Ishte imam e prijës i ndershëm, patriot dhe shërbëtor i denjë i popullit, i cili me afsh dhe pasion e deshti fenë dhe atdhenë. Me urtësinë e tij tërë kohën u dëshmua si i respektuar ndër xhamatin e tij dhe më gjerë. Duke pasur një prejardhje prej një familjeje të shquar atdhetare, njëherësh nipi i njërit ndër themeluesit e NDSH mulla Hajdarit. Orizarja ka dhënë trima e patriot të mëdhenj, nga vjen edhe komandanti Ismet Jashari. Lutemi që Allahu Fuqiplotë ta mëshirojë hoxhën e nderuar, ta takojë në ahiret me prindërit e të afërmit e tij, me dëshmorët e pejgamberët dhe me gjyshin e tij mulla Hajdarin. Emri dhe vepra e tij nuk do të harrohet kurrë nga xhemati dhe mbarë popullata, që aq fort e deshti. Shpresoj që brezat të cilët do të vijnë pas, do ta kujtojnë me pietet jetën e tij dhe ta marrin frymëzim për jetën e tyre. Fenë dhe atdhenë na la amanet, që të punojmë për t’i çuar përpara. Zoti na bashkoftë me të në xhenet!