Djali rrah babain në Pejë, arrestohet nga policia

Gjatë ditës së djeshme një mashkull është arrestuar në Pejë. I njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. “Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Sipas viktimës i dyshuari vuan nga probleme mendore. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.